MENU
klinika

Kroati bën kuqezinjtë të ëndërrojnë!

Boban tenton të sjellë “Topin e artë” tek Milani!

17.07.2019 - 22:33

Milan i besoi projektin për të ringjallur “djallin” ish-lojtarëve të famshëm të klubit, Maldini-Boban.

Dyshja drejtuese janë mahnitur nga blerja e Theo Hernadez, Real Madrid për ta është shndërruar në një “minierë ari”.  Sipas “Sky Sport”, kuqezinjtë po ëndërrojnë të transferojnë në skuadër pikërisht një nga dëshirat më të mëdha të Interit, Luka Modric.

Ata besojnë shumë te faktori Boban, i cili është mik i ngushtë me mesfushorin kroat.

Për momentin është thjesht një dëshirë por drejtuesit e klubit janë takuar me Valdo Lemic, agjenti i Modric, për të kuptuar nëse ekziston ndonjë shans që “Topi i Artë” të vesh fanellën kuqezi.

33-vjeçari është nën kontratë me Real Madrid deri në vitin 2021 por nëse në Madrid zbarkon dhe Pogba atëherë për Modric nuk do të kishte shumë hapësira, duke shtuar më shumë mundësinë që kroati të largohet nga Reali.

Sigurisht nuk do të jetë aspak e lehtë që Milan të vë në jetë një transferim të tillë pasi një problem po aq i madh është dhe paga personale e Modric: 12,5 milion euro.