MENU
klinika

Samiti në Poloni

Bregu: Ballkani të nisë një axhendë serioze, ja kushti!

05.07.2019 - 18:51

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka marrë pjesë në Samirin e Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë, prej ku ka dhënë dhe një mesazh të fortë.

Në fjalën e saj, Bregu ka theksuar se Ballkani Perëndimor duhet të nisë një axhendë serioze, të gjerë dhe lehtësuese, në të cilën të përfshihet lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, vetëm nëpërmjet ID-ve.

“Rajoni ynë duhet të fillojë një agjendë serioze dhe të gjerë të lehtësimit, e cila do të përfshijë aspekte të lëvizjes së lehtësuar të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Ballkani Perëndimor duhet të lëvizë lirshëm përmes ID-ve dhe të heqë pengesat strukturore për tregti dhe investime.

majlinda-bregu-konica.al

Është koha që të përfshihet një mekanizëm adekuat i Schengen-it në Ballkanin Perëndimor për të lehtësuar udhëtimin në të gjithë rajonin dhe duke hapur rrugën për tranzicion gradual në lëvizjen e lirë të qytetarëve. Liria e lëvizjes është një parakusht thelbësor për integrimin ekonomik rajonal. RCC është këtu për të marrë pronësinë”, ka thënë Bregu.

Samiti i Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë mblodhi liderët nga Ballkani Perëndimor dhe BE për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit në kontekstin e zgjerimit të BE.