Në një fitore të madhe për ekipin e sigurimit kombëtar të Presidentit të SHBA, Donald Trump, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë rënë dakord të dërgojnë forca shtesë në Siri ndërkohë që trupat e Uashingtonit tërhiqen, njoftuan burime të njohura me çështjen.
Britania dhe Franca, të vetmet partnerë të tjerë të SHBA që ende kanë forca tokësore në Siri, do të angazhohen për një rritje prej 10 deri në 15 përqind, konfirmoi një zyrtar i administratës amerikane.
Vende të tjera mund të dërgojnë gjithashtu një numër të vogël trupash, por në shkëmbim Shtetet e Bashkuara do të duhet të paguajnë, tha zyrtari.
As koha për vendosjen, as numri i saktë i trupave shtesë nuk është i qartë, tha zyrtari, duke shtuar se “në përgjithësi kemi qenë të zhgënjyer” në përpjekjet për të bindur aleatët amerikanë që të dërgojnë trupa shtesë për luftën kundër grupit terrorist të Shtetit Islamik në Siria.
Përveç Britanisë dhe Francës, Italia është afër vendimit për dërgimin e forcave shtesë, dhe një numër shtetesh ballkanike dhe baltike pothuajse janë të sigurtë se do të dërgojnë një grup ushtarësh secili, sipas burimeve.
Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen plotësisht nga Siria në dhjetor 2018, një masë që shkaktoi dorëheqjen e sekretarit të atëhershëm të mbrojtjes James Mattis dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.
Lajmi vjen një ditë pasi Gjermania hodhi poshtë një kërkesë të ngjashme të SHBA për të dërguar trupa tokësore në Siri, ku lufta ka vazhduar që nga 2011.