29.07.2019 - 18:09
“Si preokupim i disa ose shumë artistëve, beteja për teatrin e ka nji kuptim, por jo kur merr përpjestime masive sa me i nxanë frymën çdo opozitarizmi të pastër.
Bahet fjalë për nji popull, të cilit po i shkatërrohet fabrika sociale, prandaj me u fandaks mas nji godine…hmmm s’din çka thotë njeri.
Bohemizëm i nji populli të refugjatizum drejt Gjermanisë!?
Dhe çka nëse fiton kauza për teatrin?
Bahet ma llogaridhanëse qeveria e populli ma llogarikërkues? Krejt këto ishin pikëpyetje personale e jo pika mbi “i”…”