Presidentit francez Emmanuel Macron iu dha një pritje e akullt pasi arriti në paradën vjetore të Ditës së Bastijës në Paris të dielën.
Ndërsa Macron ishte në Champs-Elysées në Paris për të hapur paradën tradicionale vjetore ushtarake, protestuesit që rrinin në trotuare e pritën me aspak entuziazëm.
Vlerësimet e miratimit të Macron janë përmirësuar në javët e fundit së bashku me një rënie në pjesëmarrjen në lëvizjen antiqeveritare të Jelekverdhëve.
Forcat e Iniciativës për Ndërhyrjen Europiane me bazë në Paris, që përfshijnë trupa nga një numër i vendeve të BE-së, u përfshinë në paradë.
Franky Zapata, kampioni i botës në “jet-ski”, dhuroi sot një spektakël futurist në paradën tradicionale të 14 korrikut në Paris duke fluturuar, në një lartës prej dhjetëra metrash nga sipërfaqja e tokës mbi një “Flyboard”, një pajisje e krijuar nga vetë ai, sipër bulevardit “Champs-Elysees”.
Kjo platformë fluturuese që ngrihet nga pesë reaktorë me ajër, do të mundësojë testimin e përdorimeve të ndryshme, si për shembull një platformë logjistike fluturuese ose një platformë sulmuese në ushtri, kishte komentuar me herët ministrja e mbrojtjes, Florence Parly për “France Inter”.
Në Francë, 14 korriku është festë publike, e quajtur Dita e Bastisjës.
Kjo datë shënon sulmin mbi burgun e Bastijës në vitin 1789, që ishte edhe fillimi i Revolucionit Francez. Bastija u bë simbol i pushtetit absolut dhe arbitrar të mbretit të Francës.
Revolucioni Francez njihet në historinë botërore si revolucioni më i fuqishëm i cili solli ndryshime revolucionarnë tëe rë globin.