MENU
klinika

“Sot jam me Ramushin!"

Dorëhiqet Haradinaj, vjen reagimi i parë nga qeveria shqiptare

19.07.2019 - 18:39

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe Ministri për Diasporën, Pandeli Majko.

“Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare. “ shkruan Majko përmes një postimi në facebook, ndërsa shton se veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.

“Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes.”-përfundon Majko postimin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN