MENU
klinika

Reagimi

Drejtësia e SHBA/ Braçe-Metës: E neveritshme, poshtëruese!

04.07.2019 - 16:35

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka uruar aleatin strategjik të Shqipërisë, SHBA, për përvjetorin e pavarësisë.

Në këtë ditë të shënuar për Amerikën, zv.kryeministri Braçe ka përcjellë një mesazh dhe për politikanët shqiptarë dhe kryesisht për Presidentin Ilir Meta, i cili ditët e fundit ka rikthyer fuqishëm vëmendjen te Reforma në Drejtësi.

Sipas Braçes, SHBA ka drejtësi të barabartë për të gjithë, një gjë që Shqipëria nuk mundi ta kishte kurrë deri më sot. Për këtë, shton zv.kryeministri, amerikanët kanë vlerën më të madhe, drejtësinë që rrëzon edhe dekretin e Presidentit, dhe një gjë të tillë po mundohen ta arrijmë edhe ne shqiptarët.

“Prej tre vitesh, SHBA dhe ne, po cojme perpara nje superperpjekje per te ndertuar ketu, nje sistem drejtesie qe me ne fund ben cilindo #TeBarabarte para ligjit! Kurre ne 100 vitet e fundit nuk kemi qene #TEBARABARTE. Kurre!”, shkruan ndër të tjera Braçe, duke shtuar i revoltuar se “Pabarazia na ka ndare ne te lehte te ndeshkueshem dhe ne VIP-a te pandeshkueshem! Kjo eshte BABARAZIA me e neveritshme te kemi, e padrejte dhe poshteruese!”

  • Mesazhi i plotë:

DREJTESI FUNKSIONALE E TE BARABARTE TANI! UROINI SHBA-te PER KETE MUNDESI!
Ne jemi nje vend i vogel, shpesh marrim vemendje per shkak te probleme qe shkaktojme, por edhe perpjekjeve te mundimshme per te ndryshuar, per te qene te bashkuar ne liri e shtet, per te qene te barabarte ne mundesi e drejtesi! Patjeter qe ne behemi te zeshem edhe kur urojme; Urojme me qef e per qef, force zakoni, por edhe me shpirt e zemer si mirenjohes!

SHBA-te marrin sot urime edhe nga ne. Ditet e Lindjes shquhen prej urimeve. Por Ditet e Lindjes vlejne si mundesi, patjeter per ate qe i mbart, por ne rastin e SHBA-ve vlejne edhe per ne qe perpiqemi duke pare e marre modelin. Flamuri Amerikan ngulet kudo e mbahet ne duar nga cilido. Po parimet qe kane bere SHBA-te? E kemi te lehte te urojme e pastaj te mbajme flamurin ne dore edhe pse kunder parimeve e vlerave te SHBA-ve.

Ai vend, ato shtete te bashkuara, per mua, vleren me te madhe kane #DREJTESINEEBARABARTE! Drejtesine para se ciles jane te gjithe te barabarte; Drejtesine qe rrezon dekretin e Presidentit mu sic i jep pafajsi qytetarit me te zakonshem ne ate vend, pa u ndikuar politikisht, pa u blere e pa e shitur vendimin e fundit!

Prej tre vitesh, SHBA dhe ne, po cojme perpara nje superperpjekje per te ndertuar ketu, nje sistem drejtesie qe me ne fund ben cilindo #TeBarabarte para ligjit! Kurre ne 100 vitet e fundit nuk kemi qene #TEBARABARTE. Kurre!

Here prej rregjimeve, pas 1990-tes prej pushtetit politik-fuqise se tij, pushtetit egzekutiv-vendimmarrjes se tij edhe per drejtesine, pushtetit te parase-magjise blerese te saj, korrupsionit nder gjyqtare e prokurore-fuqise c’nderuese te tij.

Pabarazia na ka ndare ne te lehte te ndeshkueshem dhe ne VIP-a te pandeshkueshem! Kjo eshte BABARAZIA me e neveritshme te kemi, e padrejte dhe poshteruese! Duhet te shkojme perpara tani! Duhet te marrim mundesine qe SHBA e BE na kane dhene tani, ta perdorim kunder pabarazise dhe, #DREJTESINEEBARABARTETANI! Uroini SHBA-te per kete mundesi!