16.07.2019 - 17:59
E bardha është ngjyra e çdo stine, por tre muajt e verës janë ngushtësisht të lidhura me të.
Nuk është aspak e lehtë të përcaktosh të bardhën si ngjyrën kryesore të sezonit pasi ajo është gjithmonë aty, në garderobën tuaj.
E bardha është një ndër ngjyrat klasike pa të cilën industria e modës do të ishte e pajetë dhe e varfër.
E bardha rikthehet këtë verë ‘’duke u imponuar’’ ëmbëlsisht në të gjitha hijet e saj nga e bardha qumësht, nuancat e panës, e bardha perlë etj.
Linja të pastra e asimetrike, të dizenjuara në material transparente si dantella e mëndafshi përbëjnë stilin minimalist ose ndryshe stilin e elegancës që do ju shoqërojë ditëve e netëve të verës që sapo kemi nisur.