MENU
klinika

"Puthja e vdekjes"

E dini që mund t’i merrni edhe jetën bebes tuaj!

18.07.2019 - 18:50

Nëse një nënë ua ndalon të puthni foshnjen, duhet ta mirëkuptoni, por dhe ju vetë duhet të jeni të ndërgjegjshëm që një foshnje nuk mund të puthet.

Imuniteti it ë porsalindurve është shumë i dobët dhe virusi më i lehtë mund t’u rrezikojë jetën. Ky ka qenë dhe rasti i një djali 11-të ditësh, i cili gati ndërroi jetë vetëm prej virusit që mori nga puthja e një adulti.

Ishte nëna 23 vjeçare e cila vuri re shenjat e para. Djali i vogël i pagëzuar me emrin Oliver ndaloi të pinte qumësht, nuk mbushej me frymë dhe vetëm tre ditë më vonë u diagnostikua me virusin herpes simplex.

Mjeku u shpjegoi prindërve të rinj që ky tip virusi mund të transmetohet tek fëmija nga një i rritur që e mbart këtë virus dhe mund ta infektojë.

Herpesi shfaqet kur imuniteti dobësohet, por mbetet ngjitës deri në momentin që personi e ka marrë plotësisht veten.

Herpesi neonatale është jashtëzakonisht i rrezikshëm për foshnjat e reja, për shkak se sistemet e tyre imune nuk janë zhvilluar plotësisht për të luftuar virusin.

  • Simptomat paralajmëruese:

-Ndalon së piri qumësht;
-Temperaturë e lartë;
-Vështirësi në frymëmarrje ose frymëmarrje e shpejte më gulçime;
-Gjuha blu;/ Mirror