MENU
klinika

Detajet

E rëndë në Tiranë, fëmija 16-muajsh humb jetën nga një kokërr qershi

02.07.2019 - 10:13

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku fëmija 16 muajsh i një çifti nga Pakistani ka humbur jetën rrugës për në spital.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:30 në shërbimin Pediatrik në QSUT.

Mësohet se shkak për vdekjen e fëmijës është bërë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga një kokërr qershie.

Mjekët e QSUT tentuan menjëherë oksigjenin de frymëmarrjen artificiale, por nuk kanë mundur a rikthejnë në jetë.

Burime nga QSUT pohojnë se fëmija ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë, ç’ka ka mundësuar mjekët të japin ndihmën e parë në kohë.

Prindërit e fëmijës me origjinë pakistaneze jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I keqarsimuar, por jashtëzakonisht i suksesshëm

Parashikoi vdekjen e tij, por i dha Amerikës një ‘thesar’

Historia e një fëmije si Elvira

E papritur, prindërve u lind fëmija “blu”