18.07.2019 - 15:20
Gjykata e Shkallës së Parë e Sarandës i ka dhënë mandatin kandidatit të PS për Bashkinë e Konispolit Shuaip Beqiri.
Gjykata e qytetit jugor në seancën e mbajtur sot në mesditë vendosi të pranojë mandatin e Beqirit.
Shuaip Beqiri u zgjodh kryebashkiak i Konispolit në zgjedhjet e 30 qershorit, proces ky i kontestuar nga opozita e bashkuar.