MENU
klinika

Mbretëria e mesme

Egjipti hap 2 piramidat 4000-vjeçare

14.07.2019 - 13:27

Egjipti hapi të shtunën dy piramida antike në jug të kryeqytetit të Kajros dhe zbuloi një koleksion të sarkofagëve të sapo gjetur, disa prej të cilave përmbajnë mumiet e ruajtura mirë.

Ministri i Antikiteteve Khaled al-Anani, u tha gazetarëve se piramida Bent e Mbretit Sneferu, faraonit të parë të dinastisë së katërt të Egjiptit dhe një piramidw aty pranë, do të rihapen për vizitorët për herë të parë që nga viti 1965.

 

 

 

Ai tha gjithashtu, se një ekip arkeologësh kishte zbuluar sarkofagë dhe mbetjet e një muri të lashtë, që datojnë qysh në Mbretërinë e mesme, rreth 4.000 vjet më parë.

Gjetjet u bënë gjatë punës së gërmimit në nekropolin mbretëror të Dahshurit, në bregun perëndimor të lumit Nil, një zonë e njohur me disa prej piramidave më të vjetra të Egjiptit.

Muri i lashtë shtrihet rreth 60 metra dhe ndodhet në jug të piramidës së faraonit të dinastisë së 12-të, Mbretit Amenemhat II, po ashtu në Dahshur.

 

 

 

 

Gjetjet përfshinin gjithashtu maska funerale, si dhe mjete që datojnë që nga periudha e vonë – që zgjati pothuajse deri në pushtimin e Egjiptit nga Aleksandri iMadh, në në vitin 332 pes.

Egjipti, në vitet e fundit, ka kërkuar të nxisë zbulimet arkeologjike në të gjithë vendin, duke u orvatur për të ringjallur turizmin, qw mori një goditje nga trazirat që pasuan kryengritjen e vitit 2011.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale