MENU
klinika

Vendimi i çuditshëm

FIFA i ndryshon emrin Juventusit!

16.07.2019 - 20:44

Të gjithë të apasionuarit e lojës FIFA në Play Station nuk duhet të lodhen më kot për të gjetur skuadrën e Juventusit.

Klubi bardhezi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për përdorimin e emrit.

Pikërisht për këtë arsye, FIFA ka vendosur që të përdorë emrin Piemonte Calcio, por me futbollistët e klubit të Juventusit.

Tani të gjithë fansat bardhezi, do të duhet të kërkojnë me këtë emër, që të luajnë me skuadrën e zemrës.

Në fakt përdorimi i emrit Juventusi nuk u lejua nga Pro Evolution Soccer, që ka ekskluzivitetin për skuadrën bardhezi, por natyrisht që nuk bllokon krijimin e skuadrës.