MENU
klinika

"Iu futa boksit sepse..."

Florian Marku tregon historinë e dhimbshme!

19.07.2019 - 19:20

‘Luftëtari’ Florian Marku prej 9 muajsh i është futur boksit profesionist, pasi la MMA-në.

Shqiptari ka zhvilluar 4 ndeshje dhe i ka fituar të gjitha duke treguar të njëjtën grintë dhe në boks. 26-vjeçari ka folur në lidhje me situatën aktuale dhe tregoi arsyen kryesore se pse kaloi nga MMA te boksi.

Kalimi në boks : “Vendosa të mos merresha me ‘MMA’ për shkak të një operacioni që bëra në krah. Pas ndërhyrjes e kisha shumë të vështirë pjesën e kapjeve dhe të mundjes, nuk isha më si më parë. E dashuroj akoma atë sport, por s’mund të kapja kundërshtarët si më parë”.

Ndeshja e fundit: “Nuk ishte një duel i vështirë. Kundërshtari im vetëm po vraponte gjatë raundeve. Gjithsesi jam i kënaqur me fitoren. Jam i ri në boksin profesionist, kam vetëm 9 muaj që kam filluar stërvitjen si boksier. Kundërshtari po më nevrikoste me ngacmimet që po bënte, por e mbajta veten të qetë sepse e dija që do vinte momenti im”.

Mbështetja e tifozëve : “I jam shumë falënderues bashkëkombësve të mi. Pa ata kjo s’do ishte e mundur. Në debutimin tim në ‘York Hall’ kishte rreth 1500 shqiptarë. Dueli im i radhës do të jetë në shtator. Mezi po e pres, pasi do të jetë sërish një duel në një platformë shumë të madhe”.

Vetëm 5 minuta për të kuptuar rastin e mashtrimit

Usain Bolt në mes të katër rrugëve…

Humb përballjet ndaj United për Europa League...

Dembélé do t’i mungojë 5 javë Barçës

Mësoni datat dhe oraret kur do të luhen përballjet!

Dy miqësore me Italinë për Kombëtaren U-17

Tani rinovimi me Milanin është shumë larg…

Rafael Leao, klauzola ‘nyja gordiane’

Mesfushori maroken ka zbarkuar në Paris...

PSG pranë ‘grushtit të shtetit’ me Ziyech