MENU
klinika

Detajet

Futbollistja shqiptare zhduket në liqen!

01.07.2019 - 15:48

Florijana Ismaili është futbolliste shqiptare nga Presheva që luan për Kombëtaren e Zvicrës.

Një lajm aspak i mirë ka ardhur nga mediat zvicerane, të cilat kanë raportuar se futbollistja është zhdukur në Lieqnin e Comos në Itali. “20minuten.ch” ka raportuar se të shtunën një turiste zvicerane është zhdukur në Liqen.

Agjencia italiane e lajmeve Ansa ka bërë të ditur se futbollistja e Young Boys Bern, Florijana Ismaili është personi i zhdukur.

Futbollistja 24-vjeçare kishte vendosur që të shëtiste në liqen së bashku me miken e saj futbolliste Musso.

Policia lokale e Cosmos nuk e ka vërtetuar, por as nuk e ka përgenjështëruar lajmin e publikuar. Florijana nuk ka qenë së fundmi aktive as në rrjetet sociale.

24-vjeçarja debutimin në Kombëtaren e Zvicrës e ka bërë në vitin 2014, ndërsa është pjesë e skuadrës nga kryeqyteti zviceran Young Boys Bern që nga viti 2011.