Arkeologët izraelitë kanë njoftuar së fundmi, se kanë zbuluar një kishë në rajonin e Galilesë. Ata janë të bindur se kisha e sapozbuluar është ngritur në vendin ku ndodhej shtëpia e dy prej apostujve, Pjetri dhe Andrea.
“Kjo kishë bizantine u zbulua në El Araj, mes vendeve biblike: Capharnaum dhe Kursi”, – ka bërë të ditur Mordechai Aviam, i cili ka drejtuar edhe gërmimet në vendbanimin e lashtë.
Sipas tij, bëhet fjalë për Betsaidan, një fshat peshkatarësh, vendi ku kanë lindur Pjetri dhe i vëlla Andrea, sipas Ungjillit të Gjonit.
Shën Pjetri, ish-peshkatar, konsiderohet nga besimi i krishterë, si një prej dishepujve të parë të Krishtit. Për kishën katolike, ai është njëkohësisht edhe Papa i parë./Konica.al