MENU
klinika

Çfarë ka bërë kësaj here?

Gjithmonë në telashe/ Balotelli denoncohet në polici

08.07.2019 - 21:28

Mario Balotelli është denoncuar në polici pasi i ka paguar një pronari lokali 2,000 euro për të hedhur motorin në det.

Incidenti ka ndodhur në Mergellina të Napolit, ditën e shtunë, me Balotellin që ka qenë duke filmuar të gjithë skenën.

Tani sulmuesi italian është raportuar në polici për “joshje kriminale dhe kumar”. Gjithashtu ai është akuzuar edhe për lënien e mjetit në ujë.

28-vjeçari aktualisht është pa klub pasi kontrata e tij me Olympique Marseille nuk është rinovuar.