MENU
klinika

500 vende të lira

Hapen aplikimet për shkollën e policisë. Ja kriteret dhe dokumentacionet

03.07.2019 - 16:42

Nga kjo e mërkurë janë hapur aplikimet për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në shkollën bazë të policisë, për patrullë të përgjithshme. Aplikimet të cilat do jenë të hapura deri me 3 gusht, do të dorëzohen pranë drejtorive vendore, pranë të cilave do të bëhet dhe tërheqja e formularëve. 500 vendet e lira do të ndahen në dy kurse, në periudhat tetor 2019 deri në prill 2022 dhe maj 2020 deri në nëntor 2020.

Për të ndjekur studimet për patrullë të përgjithshme, aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e aplikimit, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm, të cilët më pas do ndjekin procedurën për përzgjedhjen e tyre shqyrtimin e dokumentacionit dhe më pas të ndjekin fazat e konkurrimit

Për sa i përket kritereve të aplikimit, konkurrentët duhet të jenë shtetas shqiptar, të mos jenë përjashtuar nga policia, të jenë të aftë fizikisht dhe gjendje të mirë shëndetësore, të kenë arsim të mesëm, të mos jenë të dënuar më parë, dhe të kenë leje drejtimi.

Dokumentacioni që aplikantët duhet të ndjekin për të qenë punonjës policie janë: formulari i aplikimit, fotokopje e kartës së identitetit, dokument që vërteton përfundimin e arsimit, të patentës, të gjendjes gjyqësore, certifikatë familjare, vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria, raport mjeko-ligjor, fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë, dokument që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike, dhe një mandat pagese të tarifës së aplikimit. Më pas për aplikantët do të ndiqet një procedurë për përzgjedhjen e kandidatëve, e cila konsiston në shqyrtimin e kritereve dhe dokumentacionet nga strukturat e burimeve njerëzore pranë policisë.

Së fundmi për të qenë pjesë e policisë duhet të ndiqen fazat e konkurrimit të cilat janë: testimi me shkrim, testimi i aftësive fizike, intervista, testi psikologjik, kontrolli shëndetësor dhe verifikimi përfundimtar për aplikantin.

Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve. Aplikanti, që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, s’kualifikohet duke u njoftuar me shkrim nga struktura e burimeve njerëzore.

TABELA

KRITERET E APLIKANTIT

– Të jetë shtetas shqiptar;

– Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil;

– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;

– Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;

– Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;

– Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje;

– Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

– Formularin e aplikimit;

– Fotokopje të kartës së identitetit;

– Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit;

– Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

– Certifikatë të gjendjes gjyqësore;

– Certifikatë familjare;

– Vërtetim nga Gjykata;

– Vërtetim nga Prokuroria;

– Raport mjeko-ligjor;

– Fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë (nëse i disponon);

– Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore, që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike;

– Mandat pagesa e tarifës së aplikimit.

FAZAT E KONKURIMIT

– Testimi me shkrim;

– Testimi i aftësive fizike;

– Intervistë me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit;

– Testimi psikologjik;

– Kontrolli shëndetësor;

– Marrja e shenjave të gishtave;

– Verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!