1347 – Lindi Margherita e Durrësit, mbretëresha e Napolit (v. 1412). Në shkurt, 1369, Margaret u martua me Karlin, djali i madh i Gjon Gravinës, Duka i Durrësit dhe mbret i Shqipërisë nga viti 1332-1336.
1540 – Thomas Cromwell ekzekutohet nga mbreti Henry VIII i Anglisë nën akuza për tradhti. Në të njëjtën ditë Henry u martua me gruan e tij të pestë, Catherine Howard.
1586 – Sir Thomas Harriot sjell patatet e para nga Amerika në Evropë pas kthimit në Angli. Thomas Harriot ishte astronom, matematikan, etnograf, dhe përkthyes. Harriot është personi i parë që bëri një vizatim të Hënës duke e parë me teleskop, më 26 korrik 1609, më shumë se katër muaj para Galileos.
Pas diplomimit nga Universiteti i Oksfordit, Harriot udhëtoi në Amerikë, duke shoqëruar ekspeditën në Roanoke më 1585. Patatja që ai solli fillimisht nuk u prit mirë nga fermerët, por shumë shpejt u bë element kryesor ushqimI që ndikoi shumë në mirëqenie dhe, si rrjedhin, në shtimin e popullsisë evropiane në shekullin XIX.
Patatja e ka prejardhjen nga rajonet (sot Peru e Bolivi) ku mendohet se filloi të kultivohej rreth 10 mijë vjet më parë.
1717 – Mbreti prusian Frederik Willem shpall arsimin e detyrueshëm për fëmijët 5-12 vjeç. Jerome Blum në librin European World: a History (1970) arrin në përfundimin se Frederik kishte shumë të meta; nevrik, vulgar, i pakontrollueshëm në sjellje, por gjithashtu reformatori më i shquar, dhe themeluesi i vërtetë i militarizmit dhe efikasitetit burokratik prusian.
1866 – Në moshën 18 vjeçare, Vinnie Ream bëhet artistja e parë dhe më e re që merr një kontratë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për të krijuar një shtatore (atë të Abraham Lincolnit).
1914 – Lufta e Parë Botërore: Austro-Hungaria i shpall luftë Serbisë pasi Serbia kundërshtoi kushtet e një ultimatumi të dërguar nga Austria më 23 korrik pas vrasjes së Arkidukës Franz Ferdinand.
1942 – Lufta e Dytë Botërore: udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin shpall urdhërin nr. 227 në përgjigje të përparime të trupave gjermane në Bashkimin Sovjetik. Sipas këtij urdhëri, të gjithë ata që tërhiqeshin ose linin pozicionet e tyre pa urdhër për tërheqje duhej të ekzekutoheshin menjëherë.
1971 – Holanda heq censurën e filmit “Blue Movie” – një film amerikan i vitit 1969 drejtuar, prodhuar, dhe me skenar nga piktori Andy Warhol. Filmi, që përmban skena seksuale, u shfaq për herë të parë në Nju Jork në Teatrin Warhol më 31 korrik 1969; punonjësit e teatrit u arrestuan, dhe filmi u konfiskua, ndërsa menaxheri u gjobit me 250 dollarë.
1996 – Eshtrat e një njeriu parahistorik gjenden në afërsi të qytetit Kennewick, shteti Washington – sot të njohura si Eshtrat e Njeriut Kennewick – analizat kanë treguar se ato i përkasin një njeriu që ka jetuar 9 mijë vjet më parë. Karakteristikat e tij anatomike dolën se ishin krejt të ndryshme nga ato të amerikanëve vendas (të quajtur indianë të Amerikës).
Gjetja e skeletit shkaktoi një përplasje ligjore nëntë-vjeçare mes shkencëtarëve, qeverisë amerikane, dhe fiseve autoktone – këta të fundit thonë se Njeriu Kennewick është një nga paraardhësit e tyre. Në shkurt 2004, Gjykata e Apelit e shtetit Washington vendosi se një lidhje mes ndonjë fisi vendas të Amerikës dhe Njeriut Kennewick nuk ishte e justifikuar gjenetikisht.
Eshtrat e Njeriu Kennwick, shtatlartë, i bardhë (evropian) janë më të vjetrat të gjetura ndonjëherë në Amerikën e Veriut; disa thonë se ai ishte pasardhës i njerëzve nga Azia Qendrore të cilët lundruan përgjatë breg-oqeanit në veri në Amerikë, ashtu si të tjerë prej tyre u dyndën në atë që sot është Evropë.; ka edhe nga ata që thonë se Njeriu Kennwick ishte një nga mbijetuesit e Atlantis, qytetërim i zhdukur misteriozisht.