16.07.2019 - 21:26
“AS” raporton se Interi është vetëm ditë larg blerjes së sulmuesit të Manchester United Romelu Lukaku për 80 milionë euro.
Gjatë ditëve të fundit është dukur sikur interesi i zikaltërve ishte ftohur disi për shkak të kërkesave të drejtuesve të United.
Megjithatë, Sky Sports raportoi paraditen e së martës se zikaltrit do të riktheheshin me një ofertë të përmirësuar.
AS bën një hapë tjetër përpara, duke pretenduar se italianët kanë informuar lojtarin se do ta paguajnë shifrën 80 milionë euro me bonuse të përfshira.
Sipas gazetës spanjolle, Inter ka vendosur të pranojë çmimin e kërkuar nga Djajtë.