MENU
klinika

Për 2 mln më shumë!

Ishte i preferuari i Milanit/ Roma e rrëmben në ‘sekondat e fundit’!

16.07.2019 - 21:39

Pas Mancinit nga Atalanta, Roma ka arritur akord duke mbyllur një tjetër blerje, edhe pse pritet zyrtarizimi i marrëveshjes së arritur me Fiorentinan.

Bëhet fjalë për francezin Jordan Veretout, që kërkohet me çdo kusht edhe nga Milani i Giampaolos, por oferta verdhekuqe ishte më e lartë për 2 mln euro.

Milani kishte ofruar 15 mln euro dhe 2 bonus, ndërsa Roma 17 mln euro dhe 2 mln bonus.

Sakaq, lojtarit i ka ofruar 2,3 mln euro në sezon dhe 300 mijë euro bonus, ndërsa kuqezinjtë i kishin ofruar 2,5 mln euro.