MENU
klinika

Zbulohet skema

Ja si shqiptarët ikin nga Spanja në Angli

08.07.2019 - 16:45

Gazeta europiane “Euro weekly” shkruan se është kthyer në një fenomen që shqiptarët udhëtojnë nga Spanja drejt Britanisë së Madhe.

Policia ndaloi 2 shqiptarë në Aeroportin e Almerias, të cilët planifikonin që të fluturonin drejt Britanisë së Madhe.

Zyrtarët arrestuan shtetasin shqiptar, 24-vjeçar, më 18 qershor gjatë një kontrolli kufitar. Ai paraqiti një pasaportë greke, e cila rezultoi se është e rreme.

Një tjetër arrestim, i një tjetër shqiptari u krye nga policia në Almeria.

Sërish Dublini ishte destinacioni i planifikuar. Policia tha se 40 vjeçari G.G kishte dorëzuar një pasaportë sllovene, e cila kishte një sërë problemesh. Edhe në raste të tjera janë sekuestruar nga policia pasaporta shqiptare dhe greke.

Sipas policisë, synimi i shqiptarëve është që të hyjnë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme. Ata thanë se kishin kontaktuar fillimisht me organizatat kriminale të specializuara në trafikimin e njerëzve dhe prodhimin e kopjeve të dokumentave me cilësi të lartë.

Ata pastaj fluturuan nga Greqia në Spanjë për të udhëtuar nga Almeria në Irlandë.