MENU
klinika

Me 27 pasagjerë

Jepet sinjali SOS, anija shqiptare pëson defekt në det

14.07.2019 - 20:33

Anija “Saranda Expres” me flamur shqiptar, e cila bën linjën Sarandë – Korfuz rreth orës 16:45 ka pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe ka dhënë sinjalin SOS.

Ajo është zhvendosur në afërsi të zonës së Kasiopit, në veri të ishullit të Korfuzit.

Mësohet se pranë anijes “Saranda Express” ka shkuar edhe anija tjetër e linjës Sarandë -Korfuz, anija REINA 2 për të asistuar apo ndihmuar. Në anije ndodhen 27 pasagjerë dhe 2 automjete.

Kapiteneria e Portit Sarandë ka komunikuar me anijen dhe autoritetet e portit Korfuzit, të cilat po dërgojnë rimorkiatorët për ta tërhequr drejt portit të Korfuzit.

Bëhet me dije se nuk ka asnjë dëmtim apo problem për pasagjerët që ndodhen në anijen “Saranda Express”.

Gjithashtu, anija do t’i nënshtrohet një kontrolli të rreptë nga inspektorët e flamurit dhe regjistri detar për shkaqet e defektit.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë