MENU
klinika

'Krime lufte'

Jo vetëm Haradinajn, ja kë tjetër ka thirrur Gjykata Speciale!

20.07.2019 - 14:08

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka njoftuar se ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale për krime lufte ne Hagë.

Krasniqi ka bërë të ditur se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme, përkatësisht me 24 korrik.

“Përkundër bindjeve të mia sa i përket kësaj gjykate politike, të krijuar me presion politik nga njerëzit që bartin funksione të larta shtetërore në Kosovë dhe themelimin e saj me votën e atyre deputetëve që ishin numra në Kuvendin e Kosovës, unë do të prezantohem në hetuesinë e Gjykatës Speciale”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka qenë zëdhënës si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të premten kryeministri i Kosvës, Ramush Haradinaj dha dorëheqje pasi njoftoi se ka pranuar ftesë për tu paraqitur në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ftesë për t’u intervistuar në hagë ka marrë edhe një ish-komandant tjetër i UÇK-së, Bislim Zyrapi.