Shtatë persona serbë janë shpëtuar mbrëmjen e djeshme afër ishullit të Sazanit, pasi Jahti me të cilin ata po udhëtonin pësoi defekt.
Anija italiane ‘LAMACOIA’ 23 m e gjatë me flamur Italian, është shpëtuar nga mbytja. Sipas informacioneve, anija kishte vërejtur një avari, defekt në të cilin nëse nuk do ishte ndërhyrë në kohë rrezikonin të mbyteshin.
Menjëherë pas avarisë anija ka lëshuar sinjalin SOS, alarm pas të cilit kapiteneria e Vlorës ka nisur operacionin për shpëtimin e tyre.
Kapiteneria e Vlorës njofton se “pasi u komunikua me anijen ata na konfirmuan që personat ishin në gjendje të mirë dhe ishin në pritje të ndihmes nga anija e R/B.
Anija P-116 arriti tek jahti ‘LAMACOIA’ dhe pasi kontaktoi me kapitenin e mjetit rane dakord per ta rimorkiuar drejt portit te Vlores.
Rreth orës 04:10 mberriti ne portin e Vlores anija e R/B me mjetin qe po rimorkionte. Gjendja e ekuipazhit ishte e mire”.