03.07.2019 - 12:31
Pas vendimit të KE për refuzimin e kërkesës së Holandës për vendosjen e vizave me Shqipërinë, ka ardhur reagimi i kryeministrit Rama.
Përmes një postimi në Tëitter, Rama thekson se e vërteta doli fiks ashtu sikurse ishte thënë dhe shumëkush nuk e besoi.
Postimi i Ramës:
Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kërkon fillimin e procedurave
Holanda voton pro rikthimit të vizave me Shqipërinë
Ja çfarë vendosi KE