MENU
klinika

PriFest Internacional

Kosovë javë artistike në 70 filma

16.07.2019 - 13:31

       PriFest-Festivali Ndërkombëtar i Filmit, tashmë është gati për të çelur siparin e edicionit të 11-të.

Do të jenë këto, gjashtë ditë festive me mbi 70 filma: prej të cilëve 7 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 19 rajonale dhe 32 premiera nga Kosova, nis sot festivali ndërkombëtar i filmit “PriFest”.

 

 

 

Ndërsa filmi debutues i regjisores Arzana Kraja, “Fusha e mëllenjave” do të jetë filmi që do të shënojë hapjen zyrtare të edicionit të sivjetshëm të PriFest, në mbrëmjen solemne në ora 21:30, në Teatrin Kombëtar dhe në Kino ABC, në ora 22:00.

Po ashtu në orën 20:00, në kinemanë e hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të shfaqet filmi “Mjaltë nga shkëmbi”, kushtuar pikërisht heroit kombëtar Kosovar, Zahir Pajaziti.

 

 

 

 

Përveç shfaqjes së filmave të rinj, PriFest do të sjellë edhe shumë aktivitete, punë artizanale, si dhe mbrëmje festive të muzikës “live” dhe shumë artistë të huaj.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit