MENU
klinika

30 Qershori

KQZ miraton rezultatet për bashkitë Kamëz e Korçë

06.07.2019 - 14:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tabelat me rezultatet e votimit të 30 qershorit në bashkinë e Kamzës dhe në bashkinë e Korçës.

Rakip Suli i Partisë Socialiste është konfirmuar kryebashkiak i Kamzës, i cili zëvendëson në këtë detyrë Xhelal Mziun. Përsa i përket Korçës, Sotiraq Filo është rikonfirmuar në krye të kësaj bashkie.

Kamza dhe Korça ishin dy prej bashkive ku përballë PS u vendosën edhe kandidatët e Bindjes Demokratike.

Me 4 vota pro dhe 1 kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të kthejë pas 40 kërkesat e paraqitura nga Bindja Demokratike, për ankimimin e rezultatit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

KQZ bëri kërkesë që kjo forcë politike për të sjellë materialet e nevojshme për të analizuar ankimimet e saj.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit