MENU
klinika

Trajnimi i policive në Plavë

Krimi ndërkufitar/ Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi bëhen bashkë

21.07.2019 - 10:24

Policia e Shqipërisë ka zhvilluar një trajtim të përbashkët me policinë e Kosovës dhe Malit të Zi.

Trajtimi është bërë në Plavë të shtetit malazez, ndërsa fokusi është goditja e krimit ndërkufitar.

  • Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Plavë, Mali i Zi

Trajnim i përbashkët i tre Policive Kufitare, asaj të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, për rritjen e nivelit dhe kapaciteteve të Policive të të tre vendeve, në parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar.

Trajnimi në kuadër të masave të përbashkëta për rritjen e efikasitetit në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë, që mund të zhvillohet ndërmjet kufirit të tre vendeve pjesëmarrëse në këtë trajnim. Organizimi me iniciativë të IPA-s, Seksioni i Malit të Zi, me moton: “Servo per Amici”-“Shërbejmë përmes Miqësisë”.

Në kuadër të patrullimeve të përbashkëta ndërmjet Policive Kufitare të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, me iniciativë të IPA-s, seksioni i Malit të Zi dhe nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, prej datës 19 – 21 korrik, në zonën kufitare ndërmjet tre shteteve, në (Plavë – Guci), po zhvillohet një trajnim 3 ditor për evidentimin e drejtimeve të mundshme ku mund të zhvillohet veprimtari e paligjshme, nëpërmjet zonave kufitare të tre shteteve, me qëllim ndërtimin e një strategjie të re të përbashkët, për të parandaluar dhe luftuar paligjshmërinë ndërkufitare.

Në këtë trajnim marrin pjesë punonjës Policie të DRKM Shkodër, njëkohësisht edhe anëtarë të IPA, seksioni i Shqipërisë. Nisja dhe organizimi i këtij trajnimi nga IPA, seksioni i Malit të Zi, nuk ka vetëm për qëllim anën policore, por edhe anën miqësore të efektivëve të Policive kufitare të të tre vende dhe të shkëmbimit të eksperiencave mes tyre.