Pasi fituan mandatin për të qeverisur për 4 vitet e ardhshme bashkitë në vend, kandidatët e majtë iu drejtuan gjykatave në qarqet fituese, për të shpallur si të ligjshëm mandatin e tyre.
Ditën e sotme gjykata e Kukësit, shpalli si të ligjshëm mandatin e kreut të ri të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.
Po ashtu në Maliq, Gëzim Topçiu, i cili kandidoi nën siglën e Aleancës për Shqipërinë Europiane, ka marë gjithashtu vendimin e gjykatës për ligjshmërinë e mandatit të tij, për Bashkinë e Maliqit.
Në bashkinë e Devollit, kandidati i majtë, fitues më 30 qershor, Eduard Gazi Duro ka marr sot me vendim gjykate, mandatin e tij për të qenë në krye të bashkisë për 4 vitet e ardhshme.
Gjithashtu me vendim të gjykatës, Erion Isai, kandidat i Aleancës për Shqipërinë Europaine, mund të thuhet se nga sot e ka të ligjshëm mandidatin e kryebashkiakut.
Gjithashtu të ligjshëm me vendim gjykate, kanë marr vendimin sot edhe Pali Kolefski për Bashkinë e Pustecit, Rajmonda Balilaj në Patos, Elton Arbana në Shijak si edhe Qerim Ismailaj në Mallakastër.