MENU
klinika

Kërkon mbështetje

Kryemadhi uron Presidenten e KE: Fokus të veçantë për Shqipërinë

17.07.2019 - 09:01

Komisioni Evropian do të drejtohet për herë të parë nga një grua. Ursula von der Leyen është zgjedhur Presidente e KE, duke marrë drejtimin e një ndër institucionet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian.

Mesazhet e urimit për të kanë qenë të shumta edhe nga politika shqiptarëve. Atyre iu është bashkuar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila i ka përcjellë Presidentes Leyen urimet e sinqerta.

Kryemadhi shpreh bindjen se nën drejtimin e saj, KE do të ketë një fokus të veçantë në perspektivën evropiane të Shqipërisë.

“Urimet më të sinqerta gruas së parë të zgjedhur si Presidente e Komisionit Europian, Znj. Ursula von der Leyen.

Jam e bindur se nën drejtimin tuaj, KE do të ketë një fokus të veçantë në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Shqipërisë, si një aleate e palëkundur e vlerave europiane!”, shkruan Kryemadhi.