Rregullorja e miratuar një ditë më parë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për zhbllokimin e 5 ekstradimeve të mbetura pezull në Gjykatën e Lartë iu është dërguar këtë të mërkurë kryetarit të gjykatës së Xhezair Zaganjori.
Ky i fundit mësohet se ia ka përcjellë kancelarit të gjykatës, i cili do të vërë në lëvizje Këshillin e Lartë Gjyqësor në mënyrë që të hedhë shortin me gjyqtarët e Apeleve që kanë 13 vite eksperiencë dhe kanë kaluar vettingun.
5 çështjet janë relatuar nga këshilltarët dhe pritet vetëm caktimi i gjyqtarëve për të shqyrtuar.
Mësohet se ekstradimet që presin janë për Valentina Dushkun, Kastriot Elezajn, Hajri Seferin, Besnik Lekën dhe Robens Beberi.
Këtë të mërkurë (24 korrik) përfundon dhe afat i aplikimeve për katër kandidaturat jo gjyqtarë, kandidatë për anëtarë me mandate të plota në Gjykatën e Lartë.
Deri tani mësohet se kanë aplikuar 8 juristë por një shifër më e saktë pritet të jepet të enjten ku do të priten edhe aplikimet që janë bërë në zyrat postare.