Laçi nuk ia ka dalë të bëjë asgjë për t’u kualifikuar, në transfertën e vështirë izraelite, ku ka humbur me rezultatin minimal 1-0 përballë skuadrës së Hapoel Beer Shevas.
Bardhezinjtë morën një barazim 1-1 në Kurbin dhe shkuan me shpresë e besim për të tentuar befasinë në Be’er Sheva, ku arritën të ruajnë kuadratin të paprekur deri në minutën e 69’.
Ishte pikërisht Sabag që kaloi vendasit në avantazh, duke mposhtur portierin Selmani, ndërsa më pas Starova provoi gjithçka për golin e barazimit, duke hedhur në fushë edhe Berishën e Turkajn, por pa rezultat.
Përfundon kështu që në turin e parë aventura europiane e Laçit, që duhet thënë se hasi përballë një kundërshtar mjaft të fortë dhe me eksperiencë në Europë, por që gjithsesi dhuroi një paraqitje dinjitoze.