Mes 100 librave më të vlerësuar të shekullit është renditur edhe libri i shkrimtarit të madh Ismail Kadare, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.
Klasifikimi i këtyre 100 titujve, bazohet në librat më të kërkuar gjatë një shekulli, studim ky përmes një sondazhi nga “Fédération Nationale d’Achats des Cadres” dhe nga gazeta parisiane “Le Monde”.
Duke filluar me një listë paraprake me 200 tituj, të përpiluar nga librashitësit dhe gazetarët, 17.000 francezë votuan duke iu përgjigjur pyetjes “Cili libër ka mbetur në kujtesën tuaj?” («Quels livres sont restés dans votre mémoire?»).
Lista me titujt e pretenduar përmban romane, poezi, drama të mirënjohura, si dhe libra me figura komike. Pesëdhjetë titujt e parë të listës ishin subjekt i një eseje nga Frédéric Beigbeder, inventari i fundit para shkatërrimit, në të cilën ai bujshëm tërhoqi vëmendjen me karakterin e tij të theksuar francez.
Në këtë listë, në vendin e 81-të gjendet romani i famshëm i Ismail Kadaresë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.