MENU
klinika

1 person në gjendje të rëndë

Lezhë-Shëngjin/ Makina përplaset me motorin

29.07.2019 - 16:20

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, si pasojë e të cilit është plagosur një person.

Sipas të dhënave paraprake një automjet është përplasur me një motor. Drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet hetimore, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.