MENU
klinika

Letra për Manastirliun

Ligji antiduhan/ OBSH përgëzon Qeverinë Shqiptare

21.07.2019 - 13:51

OBSH përgëzon Qeverinë Shqiptare për hapat e ndërmarrë për ndalimin e duhanpirjes dhe mbrojtjen e shëndetit nga të gjitha llojet e produkteve të duhanit.

Zyra e OBSH për Shqipërinë, nëpërmjet drejtuesit të saj dr. Raúl Gonzáles, i ka dërguar një letër përgëzuese, Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, për amendamentet e miratuara ditën e enjte, në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë, në Ligjin “Për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit.

“OBSH përgëzon qeverinë e Shqipërisë për hapat e ndërmarrë, për të çuar përpara implementimin e Konventës Kuadër të Kontrollit të Duhanit, duke vendosur si prioritet shëndetin e qytetarëve shqiptarë, mbi interesat e tjera”, -thuhet në letrën drejtuar Ministres Manastirliu.

OBSH
OBSH

Në linjë me vendimet e Konferencës së Palëve të Konventës Kuadër të OBSH mbi Kontrollin e Duhanit, Zyra Rajonale e OBSH për Evropën dhe Zyra e OBSH në Shqipëri mbështet qeverinë shqiptare për hapat e ndërmarrë. “Ju mbështesin fort në eleminimin e dëmeve shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore, që duhani shkakton mbi njerëzit dhe shoqëritë.

Ju siguroj se OBSH do të jetë gjithmonë në krahun e interesit të publikut, për implementimin e efektshëm të të gjithë masave ligjore që vendosin shëndetin para gjithçkaje.”-thuhet në letrën drejtuar Ministres Manastirliu.