MENU
klinika

Çfarë po paralajmëron Lleshaj?

Lleshaj: Që të mos befasohen nesër, të gjithë të nxitojnë!

17.07.2019 - 19:37

Ministi i Brendshëm Sandër Lleshaj njofton se nga tetori kartat e identitetit ato që skadojnë këtë vit nuk do të mund të përdoren më.

Në një postim në “Twitter”, Lleshaj shkruan se të gjithë duhet të nxitojnë që të mos befasohen nesër.

“Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë. Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë këtë vit nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit

Të gjithë duhet të NXITOJNË sot, që të mos BEFASOHEN nesër, kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit apo kur të mos mund të marrin një shërbim tjetër brenda tij”, shkruan Lleshaj.