Nëna Natyrë na ofron disa mjete që mund të ndihmojnë kundër alergjive (kollitjes dhe teshtitjes) gjatë ditëve plot me polena dhe substanca të tjera.
Pranvera dhe Vera janë sinonime të ditëve të plazhit dhe të bukura por për disa të tjerë ato janë të mbushura më teshtime me sekrecione nga hundët dhe dhimbje fyti.
Nëse vuani nga alergjitë sezonale,fusni në regjimin tuaj këto produkte dhe çajra. Këto janë disa nga mjetet më të mira bimore kundër alergjive të pranverës:
1. Kamomila: Vetitë e fuqishme anti-inflamatore të kamomilës ndihmojnë me sytë e thatë dhe kruarjet. Mbajeni për tre deri në pesë minuta, qeses e çajit të kamomili në sytë tuaj. Përsëriteni procesin disa herë gjatë ditës.
2. Hithra: Hithrat ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave të alergjive të tilla si teshtitma dhe kruarja e syve. Provoni të bëni çaj me hidhur.
3. Mente: është një ilaç i shkëlqyeshëm për traktin e frymëmarrjes. Frymëmarrja juaj mund të përmirësohet nëse pini çaj nga nenexhik të freskët ose të thatë.
6. Xhinxheri: lehtëson acarimin e fytit të përflakur dhe është shumë i fuqishëm në kombinim me mjaltin.
Bëni një çaj nga xhinxher të freskët: Në një ujë të nxehtë shtoni 5 gram xhenxhefil të freskët, dhe vlojeni për rreth 10 minuta.
Më pas zbrazni dhe shtoni një lugë çaji mjaltë. Për të qetësuar simptomat e alergjisë, gjithashtu mund të përdorni pluhur xhinxheri.