Marcelo ka dhënë një deklaratë mjaft interesante në lidhje me marrëdhënie e tij me trajnerin e Real Madrid-it, Zinedine Zidane.
“Jam shumë i afërt me të. E kam si një vëlla të madh. Jam shumë i lumtur që u rikthye, jo se po luaj unë, por për të pasur gëzim dhe lumturi”.
Ai ka komentuar edhe përjashtimin e tij nga skuadra e Brazilit që po luan në Kupën e Amerikës.
“Mungesa ime është një pyetje e mirë. Kam punuar gjithmonë të jem pjesë e kombëtares dhe nëse trajneri zgjedh një lojtar tjetër, më mbetet që të punoj vetëm fort. Të vesh fanellën e kombëtares është një nga qëllimet e mia”.
Marcelo ka folur dhe në lidhje me një rikthim të mundshëm të Ronaldos.
“Një shaka e bukur. Kur flasim, nuk flasim për futboll, kemi gjëra më të rëndësishme për të folur, ne flasim për fëmijët tanë që gjithashtu luajnë futboll”.