MENU
klinika

Ligji për mbrojtjen civile

Mblidhet Kuvendi/ Miratohen ndryshimet në Kodin Penal

18.07.2019 - 19:15

Kuvendi ka miratuar me 96 vota pro ndryshimet në Kodin Penal. Ndërkaq 11 deputetë kanë votuar kundër dhe 2 abstenuan për këto ndryshime.

Po kështu parlamenti ka miratuar me 90 vota pro e 8 kundër edhe projektligjin për Mbrojtjen Civile.

Sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se parashikimet e deritanishme të kodit kanë rezultuar se nuk garantojnë sipas standardeve të vendeve të BE-së veprimet e dhunës.

Sipas Ballës, dispozitat përkatëse në Kodin Penal për dënimin e këtyre fenomeneve ose kanë mangësi, ose japin dënime të lehta ose nuk ekzistojnë.

“Parashikimet aktuale në Kodin Penal, rezulton se nuk garantojnë parandalimin për veprimet e dhunës. Dispozitat përkatëse në Kodin Penal për dënimin e këtyre fenomeneve ose kanë mangësi, ose japin dënime të lehta ose nuk ekzistojnë. Me qëllim dënimin e çdo veprimi dhune dhe parandalimin e dhunës në shoqëri, ne kemi propozuar ashpërsimi e dënimeve për veprat e dhunës ndaj policit, mjekut, sportistit, arbitrit, dhe trajnerit, funksionareve publike dhe të zgjedhurve, apo atyre që shërbejnë në shërbimin publik si dhe përfshirja e veprave të reja penale për adresimin e duhur të çështjeve të dhunës si akte që ngarkojnë me përgjegjësi penale.”

kuvendi-konica.al
kuvendi-konica.al

Balla i përmblodhi në 7 blloqe kryesore ndryshimet që propozohen për Kodin Penal.

“Nevoja për ndryshime në Kodin Penal mbi çështjet për mbrojtjen e të drejtës së autorit vjen si pasojë e debatit të gjerë publik për rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë kundër kopjimeve apo përdorimeve të padrejta të veprave të të tjerëve.

Ndryshimet që propozohen për ashpërsimin e dënimeve në veprimtarinë e lojërave të fatit janë pasojë e legjislacionit të ri në vend për ndalimin e veprimtarisë së lojërave të fatit dhe bixhozit.
Amendimet në lidhje me rendin dhe qetësinë publike janë pasojë e ankesave në rritje të qytetarëve anembanë vendit, që subjektet tregtare nuk respektojnë kërkesat e legjislacionit për zhurmat dhe synojnë ashpërsimin e dënimeve në rastet kur ka tejkalim të normave të lejuara me ligj për zhurmat në mjedise që prishin qetësinë publike.

Propozon dhe dekriminalizimin e gabimit mjekësor në rastet kur pasoja nuk vjen si rezultat i neglizhencës së mjekut. Këto ndryshime synojnë të përmirësojnë klimën në të cilën profesionistet e shëndetit kryejnë detyrën e tyre dhe përmbushin misionin e tyre.

Propozon ashpërsim të dënimeve për mbajtjen e armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse në kundërshtim me parashikimet ligjore apo pa leje të organeve kompetente si dhe të veprimeve që synojnë pengesat apo ndalimin me çdo mjet e mënyrë, të qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror.
Problematika e deri sotme në zbatimin dhe detyrimin e legjislacionit për mjedisin ka treguar se mjedisi nuk mund të mbrohet siç duhet vetëm përmes legjislacionit specifik/administrativ. Prandaj ky legjislacion duhet të plotësohet edhe me veprat penale në fushën e mjedisit dhe sanksionet përkatëse të parashikuara në Kodin Penal.

Gjithashtu, projektligji adreson dhe disa ndryshime të rëndësishme që lidhen me sigurinë ushqimore, si rishikimi i dispozitave ekzistuese që lidhen me sigurinë ushqimore dhe krijimin e figurave të reja të veprave penale. Këto ndryshime kanë rëndësi tejet të lartë në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore që është një komponent i sigurisë kombëtare, e lidhur ngushtësisht dhe me impakt të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe jetën e popullsisë”, deklaroi Balla.

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë