MENU
klinika

E ka kërkuar vetë Messi

Menaxheri ‘tremb’ Interin/ Konfirmon interesimin e Barçës

12.07.2019 - 20:28

Agjenti i Lautaro Martinez, Alberto Yaque, konfirmoi se kampionët e La Liga-s janë interesuar që të nënshkruajnë me sulmuesin e Interit.

Martinez, 21 vjeç, është lidhur me një transferim 112 milionë euroshe te Barcelona, vetëm një sezon pas bashkimit me zikaltrit nga Racing Club.

Argjentinasi shënoi 9 gola në të gjitha garat, në sezonin e parë debutues të Serie A.

Ai u preferua si pikë qendrore e sulmit të Interit, pas përplasjes mes Mauro Icardit dhe klubit. Si pasojë e kësaj paraqitjeje, sulmuesi u thirr në ekipin e tij kombëtar për “Copa America”, ku shënoi 2 gola.

Në total, Martinez ka luajtur 11 ndeshje për Argjentinën, duke shënuar 6 gola me ekipin e tij kombëtar.

I pyetur mbi spekulimet, që e lidhin Martinez me Barcelonën, Yaque i tha “Ole”:

“Biseda për interesin e Barcelonës është e vërtetë. Askush nuk më ka telefonuar mua, por e dimë se katalanasit e kanë vëzhguar nga afër në “Copa America”.

Është e vërtetë se Barcelona e pëlqen, këtë ia ka thënë klientit tim vetë Messi në kombëtare”.