Presidenti i Real Madrid-it, Florentino Perez, ka mbërritur në Montreal aty ku skuadra po zhvillon fazën përgatitore.
Numri një i “Los Blancos” ka parë nga afër stërvitjen dhe ka zhvilluar një takim “blic” me trajnerin Zinedine Zidane.
Ai ka folur në lidhje me dy çështje shumë të nxehta që kanë përfshirë kampin madrilen.
Perez i ka komunikuar trajnerit se afrimi i Paul Pogbasë është shumë i vështirë, pasi Manchester United po bën shumë rezistencë dhe nuk do të humbasë kampionin e botës.
“Bossi” i ka kërkuar francezit të konsiderojë sërish Gareth Bale në ekip, pasi uellsiani nuk do të largohet.
Sulmuesi ia ka bërë të qartë klubit, prandaj presidenti synon që të fshijë meritë mes palëve dhe t’i marrë maksimumin 30-vjeçarit.