MENU
klinika

Vendimi i Gjykatës së Beratit

Merr mandatin kryebashkiaku i Kuçovës

18.07.2019 - 19:51

Gjykata e Beratit që ka në juridiksion edhe Kuçovën ka konfirmuar sot mandatin e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari.

Seanca për konfirmimin dhe legjitimimin e mandatit të Kreshnik Hajdarit është drejtuar nga vetë Kryetari i Gjykatës Durim Hasa.

Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Hasa e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin e tij për drejtimin e bashkisë Kuçovë, kandidatit të Partisë Socialiste, Kreshnik Hajdari.

Kujtojmë se në Bashkinë e Kuçovës, Hajdari nuk kishte rivalë, duke shkuar i vetëm në votimet e 30 Qershorit.

Si palë në këtë seancë gjyqësore ka qenë edhe kryebashkiaku Selfo Kapllani që mban prej 4-vitesh mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës nga radhët e LSI-së.

Ai ka kundërshtuar vendimin e trupit gjykues dhe ka deklaruar se mandati i Kreshnik Hajdarit është i pavlefshëm sepse duhet të njihet dekreti i Presidentit të Republikës, që anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit.

Për këtë arsye, kryebashkiaku Kapllani ka apeluar vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Beratit.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit