MENU
klinika

Kriza politike

Meta drejt shkarkimit? 102 deputetë ‘Ok’ Komisionit hetimor

08.07.2019 - 19:00

Maxhoranca por jo vetëm ka miratuar ngritjen e Komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Kuvendi me 102 vota pro, i dha “OK” raportit për Presidentin Meta dhe propozimit të Komisionit të ligjeve për ngritjen e komisionit hetimor.

102 deputetë votuan pro, 7 kundër dhe 2 abstenim. Tashmë brenda dy ditësh pritet që komisioni hetimor të konstituohet. Ai do të ketë 9 anëtarë, 5 nga maxhoranca dhe 4 nga opozita parlamentare. Kryetar do të jetë Ulsi Manja dhe zëvendëskryetar Alban Zeneli.

Përbërja e Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta

Nga grupi i PS

Ulsi Manja kryetar

Vasilika  Hysi

Klotilda Ferhati

Bashkim Fino

Alket Hyseni

Anëtarë zëvendësues nga PS

Adnor Shameti

Spartak Braho

Nga grupi parlamentar demokrat: 

Alban Zeneli, zv.kryetar

Halit Valteri, anëtar

Arlind Çarçani, anëtar zëvendësues

Nga grupi parlamentar i partive te djathta:

Adriatik Alimadhi, anëtar

Zef Shtjefni, anëtar zëvendësues

Nga deputetët jashtë grupeve parlamentare:

Krenar Rryçi, anëtar

Grupi parlamentar i pavarur nuk do të ketë përfaqësues.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja lexoi raportin, ku ftoi të gjithë deputetëve të votojnë raporton dhe ngritjen e komisionit hetimor.

Pjesë nga raporti 

Në arsyetimin e kërkesës së tyre, deputetët nënvizojnë se Presidenti me aktin e tij:

  • ka cenuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit;
  • ka shkelur Kushtetutën e ka marrë njëkohësisht tagra të sovranit dhe Kuvendit;
  • është sjellë arbitrarisht me pushtetin si pushtet ekzekutiv i pakufizuar, përkundër natyrës së Republikës Parlamentare;
  • ka shtyrë arbitrarisht datën e zgjedhjeve;
  • ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve;
  • ka cenuar parimin e ushtrimit të pushtetit në shtet nga një qeverisje e dalë nga zgjedhje të lira;
  • ka cenuar parimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë;
  • ka nxjerrë një akt në kundërshtim të hapur dhe flagrant me ligjet;
  • ka cenuar parimin e të drejtës së qytetarëve si sovranë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur,

Komisioni shqyrtoi bazueshmërinë ligjore të kërkesës së paraqitur dhe cmoi se në aspektin ligjor dhe procedurial kërkesa është në përputhje me nenin 90, pika 2 të Kushtetutës dhe nenin 112 të Rregullores së Kuvendit.

Komisioni, vlerësoi se nga pikëpamja substanciale,  kërkesa e 55 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për fillimin e procedurës së shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës përmban shkaqe nga ato që parashikohen në nenin 90, pika 2 të Kushtetutës, për të legjitimuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar shkeljen e rëndë të kryer nga Presidenti i Republikës. Pjesë e hetimit duhet të jetë dhe korrespondenca e sekretares së përgjithshme të institucionit të Presidencës.

Në përfundim të mbledhjes së datës 29.06.2019, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut vendosi miratimin e raportit që do t’i paraqitet Kuvendit, duke propozuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar sipas parashikimeve të nenit 112, pika 2 të Rregullores së Kuvendit.