MENU
klinika

Deklarata

Meta kundër SHBA dhe BE: Të bëhemi burra shteti!

02.07.2019 - 11:46

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë propozimin e tij për zgjidhjen e krizës së thellë politike në vend, duke thënë që vendi duhet të zhvillojë zgjedhje vendore, të përgjithshme dhe për Presidentin më 13 tetor.

Pas propozimit të tij, Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorëve të huaj në vendin tonë të bëjnë propozimet e tyre.

Ndër të tjera, Kreu i Shtetit është treguar i ashpër me ndërkombëtarët, teksa ka deklaruar se në vitin 2008 u tallën me Shqipërinë, teksa i mbanin “iso” Ramës dhe Berishës për të ndryshuar Kushtetutën.

“Rama e ata që s’më duan të vënë kandidat kë të duan. Të mos shkojnë sërish e të na futen nëpër ambasada, apo të ikin, boll e zbrazëm Shqipërinë.

Ne do ta bëjmë Shqipërinë një vend evropian, të kthehen edhe refugjatët. Kjo është zgjidhja që unë jap, nuk është turp nëse nuk më votojnë. Njerëzit duhet të kenë besim te vota e tyre. Kjo është rruga e zgjidhjes së krizave.

Nëse ka propozim Rama le ta bëjë, ose ndonjë ambasadat që flet për dialog apo nxit sherr. Asnjë propozim që dhunon parimet e të drejtës nuk e pranoj.

Jemi vend i NATO-s, mos të tallen me Kushtetutën tonë, u tallën njëherë në 2008, kur i mbanin ISO-n Ramës e Doktorit. Njëri prej tyre është akoma ambasador këtu.

Duhet të bëhemi burra shteti dhe t’i zgjidhim gjërat vetë. Kush janë këta ambasadorë që kujtohen një ditë para zgjedhjeve dhe thonë do ta bëjë Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar Ilir Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Këshillova Bashën dhe Kryemadhin për..."

Meta flet për grupe të strukturuara dhe axhenda të nëndheshme