MENU
klinika

Takimi

Meta takon Bregun, vlerëson arritjet e saj në detyrën rajonale

09.07.2019 - 19:18

Gjatë qëndrimit në Bosnje Hercegovinë, Presidenti Ilir Meta ka takuar Majlinda Bregun, e cila aktualisht drejton organizatën e Këshillit për Bashkëpunimit Rajonal.

Kreu i shtetit vlerësoi punën e politikanes shqiptare, ndërsa tha se Bregu po përshpejton intergimin e vendeve drejt familjes së madhe të Bashkimit Evropian.

“Kënaqësi të jem Presidenti i parë shqiptar që vizitoj selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë, e njëkohësisht të bisedoj me shqiptaren e parë në krye të kësaj organizate të rëndësishme znj.Majlinda Bregu, e cila po bën një punë të shkëlqyer për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpëjtimin e proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor”- shkruan Meta.