MENU
klinika

"Unë burri i Monikës, ai gruaja e Bilalit"

Metën e “lëshojnë” nervat: Kokëfortësinë time, të mos e provojë…

02.07.2019 - 12:14

Askush të mos provojë kokëfortësinë time”, kështu u shpreh Meta gjatë fjalë së tij në konferencën për mediat.

Ai iu drejtua Ramës duke i kërkuar që të bëhët serioz.

“Nëse ai me quan edhe një herë burri i Monikës, unë do i them gruaja e Bilalit”, u shpreh i prerë Meta.

“Duhet të kesh parasysh që unë flas për veten time, kokëfortësinë time të mos e provojë askush, për mbrojtjen e interesave të vendit tim, nuk jam vetëm janë shumë shqiptarë që do të bëjnë gjithçka për të ruajtur demokracinë, Kore e Veriut Shqipëria nuk ka pse të bëhet.

Cirk vendin nuk do ta bëjmë, Hajde të dalim me çitjane me nallane, të bëhemi serioze, kur të dojë të vijë këtu, nëse më thotë më burri i Monikës do ti them gruaja e Bilalit, jam president nuk më intereson as Monika e asnjë, hallet e fëmijët i ka të siguruar ajo, falë firmës së Edit dhe Lulit ka një pallat atje, te unza e re, i ka të sigurtë fëmijët Monika, por janë tërë ata njerëz që mendojnë të ikin”, u shpreh Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Këshillova Bashën dhe Kryemadhin për..."

Meta flet për grupe të strukturuara dhe axhenda të nëndheshme