19.07.2019 - 14:09
Kush do t’a bajë ben.
- “Ban e hup, thotë kanuja e jo ban e merr”
- Ben do t’a bajë aj, i cilli i bjen moh zhgarkimit.
- “Mohi ka ben”. – “Mohuesit i bjen beja”.
- Zhgarkuesit s’i epet beja e nuk i bjen beja, edhe pse ndoshta e ka pa me sy bakeqin a tuj vjedhë a tuj vra.
- Arsyeja e kanunit asht të mos t’i epet beja atij, qi kjahet, pse, ke s’i a priton zhgarkimit, s’kishte me i a prituel as bes, veç t’i dalë me marrë.
- Të parit i lehet të shofë ben e të dytit të bajë ben.
- Kanuni thotë: “Beja nu merr” e “Marrsit s’i bjen beja”.
- Porse tuj kenë se, mbas parimit të kanunit: “Cubi asht me be mbë krah”, si per me i a shndoshë zemren të zotit të gjas së hupun, si per me ia mbledhë pejt të pandehunit, kanuja ka lanë qi ti njifet beja me Poronikë.
- S’i epet as s’i gjegjet beja atij, gi don me la vedin pa Poronikë, sepse “Uku e Ipin misht e vet, por të huejn e han”.
- Parimi i kanunit asht:”Vendin me e la me be e s’i gjegjesh kuej”.
“Beja merr gjan e vet”
- Pak rasë janë, nder të cillat kanuja e ka pa me udhë me lanë qi të
p “marrë beja”.
- Per gja në shej të hupun prej atij, në dorë të cillit u gjet e qi mund të I dishmojn edhe tjerët, se asht e atij, qi e t lypë.
- Edhe n’i rafët moh aj, të cillit, iu gjet në dorë gjaja me shej, kanuja s’i a xen e beja s’i epet.
- Po s’u gjegj me ia dhanë gjanë të zotit, i zoti do të bajë ben se asht gjaja e tij e do t’i epet.
- Po kjau kush ndo’i detyrë a uha mbë të dekunin, per të cillat s’din a don me i hupë prindja e të dekunit, tuj 1 ra moh, parimi i kanunit asht: “Mohin per të dekun kanuja s’e xen ”
- Edhe në ket rasë “Beja mer d.m.th. se zhgarkuesi do të bajë be.
- Per çdo ankesë, qi të bahet mbi të dekun, beja do të bahet mbi vorr të tij.
- Në ditë të dame si zhgarkuesi si prindja e të dekunit do të gjinden te vorri i të dekunit, mbi të cillin kjahet uhaja a detyra.
- Zhgarkuesi do të marrë gurë e dhe prej vorrit të të dekunit, do t’i vejë mbë cub të krahit e do të sjellet tri heresh rreth vorrit të dekunit, tuj folë këto fjalë të caktueme per këso hersh:
“Un… kaq e kaq uha a detyrë kjaj mbi ket të dekun e, në kjosha tuj i u zhgarkue, e bajsha në ket e n’at jetë me gur edhe gjithkah kah ka shkelë kamba e tij sa kje gjallë”.
- Si të bajë ket be zhgarkuesi, uhan a detyren, qi kjan mbë të dekunin, do t’a lajn prindja e tij.
Beja per derë
- Kanuja a ka lane shte t’epet beja edhe per derë.
- Ne be per derë do të betohet i zoti i shpis n’emen të vet e n’ emen të gjindes së shpis.
- Me be per dere i zoti i gjas së hupun nuk ka tager me vu në be edhe gjinden e shpis, si t’i bajë ben i zoti i shpis n’ emen të tyne.
- Prej çdo beje granija e fmija janë të jashtuem prej kanunit.
- Aj, qi ep be per derë, ka tager me lanë per be me Porotë at shpi, mbë të cilen i kjan zemra ma fort.
- Po e veçoi nji shpi i zoti i gjas së hupun, për me i dhanë be me Porotë, do të veçojë edhe sa shpi tjera në katund, qi kan me i u dashtë per Poronikë, se në dy be nuk mund të çojë kend.
- Edhe në be, qi epet per derë, do të bahet beja per vedi, per gjinden e shpis e per “ Sedije”.
Beja në krye të djelmvet
- Beja, qi bahet në krye të djelmvet, njihet nder be te randa, edhe asht e ligjshme kah kanuja.
- Po i u lyp kuej beja në krye të djelmvet, do t’a bajë e do t’i a shndoshe zemren zhgarkuesit.
- Si t’a dajn diten e bes, ngarkuesi do të shkojë te shpija e të pandehunit, e ky, sa djelm mashkuj të ket nen kulm, i mbledhë tubë, u afron krenat, i pshtetë duert mbi krenat e tyre e ban be: “Pasha kryet e djelmvet, nuk t’a kam ba at rreng, per të cilin më je beditë e as nuk diej se kush t’a ka ba!”
- Perte ksaj beje zhgarkuesi nuk ka tager me rrekë të pandehunin me be tjera.
Beja me “Sedije”(1)
- “Maja e bes asht “sedija” (s’e dija).
- “Beja t’a njef edhe “sedijen”
- “Beja s’ka skaj, por s’ban perbishtnime”.
572 . Sedija asht nji mjet, qi kanuja e ka vu per parim, per me ia rrudhë pejt
katundit, qi mos të bahet kush hjekës i gjas së shoqnis a të kuejdo.
- Sedija lypet pa ndryshim në çdo be.
- Edhepse s’vodh as vrau aj, qi ban be, por ndoshta ka ndie a edhe din se vodh a vrau i vllaj a kushrini a kush tjeter.
- Kur të bahet beja, do të kanuja thohet: ‘as vetë, as kush i shpis s’eme e s’diej se kush të vodh a të vrau”.
- Prandej ka vu Poroten kanuja, vjedhni qi, tuj shkue në be gjith aj nieri, mos njani, tjetri ei treti mund të diej ndo’i send ku prej të ndiemit a prej të pamit të njij sheji, e se nuk do ta shesin shpirtin, tuj e la me be të rrejshme nji nieri.
- Si të bahet beja me “sedije”, s’ka tager kush me iu beditë ma per at vjedhni a gjak të hupun as të pandehunit e as Porotës. Do të shkojë njeti me ba hetime per gja a gjak të hupun. “Be mbi be kanuja s’ban”.
- Po s’muejt kush me ba ben me “sedije”, s’do të shkojë në be, tuj mendue se gjindet në peshim para Perendis e se beja e rrejshme, posë qi ka rrfen kah shpirti, ajo ka ndeshkimin e faqen e zeze permbrapa, po u hetue. (2)
- Do të flaës me ndonjanin prej Pleqsh, qi t’a ndalë Poroten, të mos shkojë në be; do t’u kallxojë bakeqin, qi t’a vejë për udhë të zo’n e gjas a të gjakut të hupun.
- I zoti i gjasa i gjakut, përmbas a hetimevet të përtejme, do t’u lypë arsye si mbas kanuit.
- Po s’i u vu, i zoti i gjas a i gjakut ka tager me e vu në be, a, po i duel Kapucari, do t’i pergjegjet detyrës edhe kapucaris.
- “A ben me “sedije”, a gjan, a cubin”.
- Dedejen në be s’e ban kanuja; po s’u gjegj kush me ba be me “sedije”, kanuja e mban per fajtuer; pra, a ben me “sedije”, a me la gjan, a me kallxue bakeqin, në mos pasët ky gisht n’at vjedhni a vrasë.
- Parimi i kanunit s’luen: “Maja e bes asht sedija”, e “Sedija xjerrë gjan”.
- “Shka të mirret me be, i jet atij qi e muer” – “Permbas bejet t’i vejë kumbonë (berrit); permbas bejet t’a ngasë n’arë (kan).
- Janë fjalët e kanunit, jo pse i pelqen, por pse s’ka si me i a njitë grremçin, si të lahet me be.
- Kanuja jet dalë në këto rasë e prandej ka mbetë fjala: “Mos të ndeshët Zoti në berrejshmin!”
- Per të shmangun të çdo dyshimit të bes së rrejtshme Pleqt e gjygjit do të çilin syt, tuj zgiedhë njerz të ndershem per Poronikë të njehun, mbe të cillt varet beja e drejtë.
Gioba e bes së rrejshme
- Po duel ndo’i burrë zemrak, edhe i prin te zot’t në gja të vet permbas bes së rrejshme, aj do t’a lajë gjan të dyfishueme e gioben e bes së rrejshme, e mbi këta kanuja i a njet vulen e shnjerzimit brez mbas brezit mje në
shtatë faqe.
- Po duel kapucari mbas bejet, Pleqt do t’a shqyrtojn mirë e do t’a rrmojn pa të ngutun.
- Si të dalë kapucari i mirë, i drejtë e me sheje të sigurta, cubit a gjaksit i brumbullakzohen në derë Pleqt, Katundi, Poronikët e Kapucari, edhe zbatojn kanunin atij berrejshmit.
- – Ndeshkime mbi berrejshmin
janë:
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ubi Spiritus Domini, ibi libertas
“Hylli i Dritës”, pak dritë në errësirën e prapambetjes
Nga Skënder Sherifi
CLAUDE LÉVY-STRAUS dhe vizita e munguar në Shqipëri
Shqipëria tradicionale!