MENU
klinika

Thesare shqiptare

“Mos të ndeshët Zoti në berrejshmin!”

19.07.2019 - 14:09

Kush do t’a bajë ben.

 

  1. “Ban e hup, thotë kanuja e jo ban e merr”
  2. Ben do t’a bajë aj, i cilli i bjen moh zhgarkimit.
  3. “Mohi ka ben”. – “Mohuesit i bjen beja”.
  4. Zhgarkuesit s’i epet beja e nuk i bjen beja, edhe pse ndoshta e ka pa me sy bakeqin a tuj vjedhë a tuj vra.
  5. Arsyeja e kanunit asht të mos t’i epet beja atij, qi kjahet, pse, ke s’i a priton zhgarkimit, s’kishte me i a prituel as bes, veç t’i dalë me marrë.
  6. Të parit i lehet të shofë ben e të dytit të bajë ben.
  7. Kanuni thotë: “Beja nu merr” e “Marrsit s’i bjen beja”.
  8. Porse tuj kenë se, mbas parimit të kanunit: “Cubi asht me be mbë krah”, si per me i a shndoshë zemren të zotit të gjas së hupun, si per me ia mbledhë pejt të pandehunit, kanuja ka lanë qi ti njifet beja me Poronikë.
  9. S’i epet as s’i gjegjet beja atij, gi don me la vedin pa Poronikë, sepse “Uku e Ipin misht e vet, por të huejn e han”.
  10. Parimi i kanunit asht:”Vendin me e la me be e s’i gjegjesh kuej”.

 

“Beja merr gjan e vet”

 

  1. Pak rasë janë, nder të cillat kanuja e ka pa me udhë me lanë qi të

p “marrë beja”.

  1. Per gja në shej të hupun prej atij, në dorë të cillit u gjet e qi mund të I dishmojn edhe tjerët, se asht e atij, qi e t lypë.
  2. Edhe n’i rafët moh aj, të cillit, iu gjet në dorë gjaja me shej, kanuja s’i a xen e beja s’i epet.
  3. Po s’u gjegj me ia dhanë gjanë të zotit, i zoti do të bajë ben se asht gjaja e tij e do t’i epet.
  4. Po kjau kush ndo’i detyrë a uha mbë të dekunin, per të cillat s’din a don me i hupë prindja e të dekunit, tuj 1 ra moh, parimi i kanunit asht: “Mohin per të dekun kanuja s’e xen ”
  5. Edhe në ket rasë “Beja mer d.m.th. se zhgarkuesi do të bajë be.
  6. Per çdo ankesë, qi të bahet mbi të dekun, beja do të bahet mbi vorr të tij.
  7. Në ditë të dame si zhgarkuesi si prindja e të dekunit do të gjinden te vorri i të dekunit, mbi të cillin kjahet uhaja a detyra.
  8. Zhgarkuesi do të marrë gurë e dhe prej vorrit të të dekunit, do t’i vejë mbë cub të krahit e do të sjellet tri heresh rreth vorrit të dekunit, tuj folë këto fjalë të caktueme per këso hersh:

“Un… kaq e kaq uha a detyrë kjaj mbi ket të dekun e, në kjosha tuj i u zhgarkue, e bajsha në ket e n’at jetë me gur edhe gjithkah kah ka shkelë kamba e tij sa kje gjallë”.

  1. Si të bajë ket be zhgarkuesi, uhan a detyren, qi kjan mbë të dekunin, do t’a lajn prindja e tij.

 

 

 

 

 

Beja per derë

  1. Kanuja a ka lane shte t’epet beja edhe per derë.
  2. Ne be per derë do të betohet i zoti i shpis n’emen të vet e n’ emen të gjindes së shpis.
  3. Me be per dere i zoti i gjas së hupun  nuk ka tager me vu në be edhe gjinden e shpis, si t’i bajë ben i zoti i shpis n’ emen të tyne.
  4. Prej çdo beje granija e fmija janë të jashtuem prej kanunit.
  5. Aj, qi ep be per derë, ka tager me lanë per be me Porotë at shpi, mbë të cilen i kjan zemra ma fort.
  6. Po e veçoi nji shpi i zoti i gjas së hupun, për me i dhanë be me Porotë, do të veçojë edhe sa shpi tjera në katund, qi kan me i u dashtë per Poronikë, se në dy be nuk mund të çojë kend.
  7. Edhe në be, qi epet per derë, do të bahet beja per vedi, per gjinden e shpis e per “ Sedije”.

 

Beja në krye të djelmvet

  1. Beja, qi bahet në krye të djelmvet, njihet nder be te randa, edhe asht e ligjshme kah kanuja.
  2. Po i u lyp kuej beja në krye të djelmvet, do t’a bajë e do t’i a shndoshe zemren zhgarkuesit.
  3. Si t’a dajn diten e bes, ngarkuesi do të shkojë te shpija e të pandehunit, e ky, sa djelm mashkuj të ket nen kulm, i mbledhë tubë, u afron krenat, i pshtetë duert mbi krenat e tyre e ban be: “Pasha kryet e djelmvet, nuk t’a kam ba at rreng, per të cilin më je beditë e as nuk diej se kush t’a ka ba!”
  4. Perte ksaj beje zhgarkuesi nuk ka tager me rrekë të pandehunin me be tjera.

 

Beja me “Sedije”(1)

  1. “Maja e bes asht “sedija” (s’e dija).
  2. “Beja t’a njef edhe “sedijen”
  3. “Beja s’ka skaj, por s’ban perbishtnime”.

572 . Sedija asht nji mjet, qi kanuja e ka vu per parim, per me ia rrudhë pejt

katundit, qi mos të bahet kush hjekës i gjas së shoqnis a të  kuejdo.

  1. Sedija lypet pa ndryshim në çdo be.
  2. Edhepse s’vodh as vrau aj, qi ban be, por ndoshta ka ndie a edhe din se vodh a vrau i vllaj a kushrini a kush tjeter.
  3. Kur të bahet beja, do të kanuja thohet: ‘as vetë, as kush i shpis s’eme e s’diej se kush të vodh a të vrau”.
  4. Prandej ka vu Poroten kanuja, vjedhni qi, tuj shkue në be gjith aj nieri, mos njani, tjetri ei treti mund të diej ndo’i send ku prej të ndiemit a prej të pamit të njij sheji, e se nuk do ta shesin shpirtin, tuj e la me be të rrejshme nji nieri.
  5. Si të bahet beja me “sedije”, s’ka tager kush me iu beditë ma per at vjedhni a gjak të hupun as të pandehunit e as Porotës. Do të shkojë njeti me ba hetime per gja a gjak të hupun. “Be mbi be kanuja s’ban”.
  6. Po s’muejt kush me ba ben me “sedije”, s’do të shkojë në be, tuj mendue se gjindet në peshim para Perendis e se beja e rrejshme, posë qi ka rrfen kah shpirti, ajo ka ndeshkimin e faqen e zeze permbrapa, po u hetue. (2)
  7. Do të flaës me ndonjanin prej Pleqsh, qi t’a ndalë Poroten, të mos shkojë në be; do t’u kallxojë bakeqin, qi t’a vejë për udhë të zo’n e gjas a të gjakut të hupun.

 

 

 

 

 

  1. I zoti i gjasa i gjakut, përmbas a hetimevet të përtejme, do t’u lypë arsye si mbas kanuit.
  2. Po s’i u vu, i zoti i gjas a i gjakut ka tager me e vu në be, a, po i duel Kapucari, do t’i pergjegjet detyrës edhe kapucaris.
  3. “A ben me “sedije”, a gjan, a cubin”.
  4. Dedejen në be s’e ban kanuja; po s’u gjegj kush me ba be me “sedije”, kanuja e mban per fajtuer; pra, a ben me “sedije”, a me la gjan, a me kallxue bakeqin, në mos pasët ky gisht n’at vjedhni a vrasë.
  5. Parimi i kanunit s’luen: “Maja e bes asht sedija”, e “Sedija xjerrë gjan”.
  6. “Shka të mirret me be, i jet atij qi e muer” – “Permbas bejet t’i vejë kumbonë (berrit); permbas bejet t’a ngasë n’arë (kan).
  7. Janë fjalët e kanunit, jo pse i pelqen, por pse s’ka si me i a njitë grremçin, si të lahet me be.
  8. Kanuja jet dalë në këto rasë e prandej ka mbetë fjala: “Mos të ndeshët Zoti në berrejshmin!”
  9. Per të shmangun të çdo dyshimit të bes së rrejtshme Pleqt e gjygjit do të çilin syt, tuj zgiedhë njerz të ndershem per Poronikë të njehun, mbe të cillt varet beja e drejtë.

 

 

 

 

 

Gioba e bes së rrejshme

  1. Po duel ndo’i burrë zemrak, edhe i prin te zot’t në gja të vet permbas bes së rrejshme, aj do t’a lajë gjan të dyfishueme e gioben e bes së rrejshme, e mbi këta kanuja i a njet vulen e shnjerzimit brez mbas brezit mje në

shtatë faqe.

  1. Po duel kapucari mbas bejet, Pleqt do t’a shqyrtojn mirë e do t’a rrmojn pa të ngutun.
  2. Si të dalë kapucari i mirë, i drejtë e me sheje të sigurta, cubit a gjaksit i brumbullakzohen në derë Pleqt, Katundi, Poronikët e Kapucari, edhe zbatojn kanunin atij berrejshmit.
  3. – Ndeshkime mbi berrejshmin

janë:

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit