MENU
klinika

Çfarë do të ndodhë në tetor?

Ndërpriten bursat dhe përgjysmimi i tarifave? Shahini sqaron gjithçka

31.07.2019 - 16:26

Bursat dhe tarifat e përgjysmuara vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm akademik.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini sqaroi lajmet që kanë qarkulluar këto ditë mbi nderprerjen e dhënies së bursave dhe përgjysmimin e tarifave që shkaktoi shqetësim në rrjetet sociale mes studenteve.

Shahini shtoi se në shtator të tjerë kategori studentësh do të shtohen në listën e përfituesve pasi kanë pasur probleme me plotësimin e dokumenteve.

Besa-Shahini-konica.al
Besa-Shahini-konica.al

Jo të gjithë studentët që ndjekin studimet në institucionet e arsimit të lartë do të përfitojnë përgjysmim të tarifave për vitin e ri akademik 2019-2020 që do të nis më 14 tetor. Tarifat e studimit do të paguhen të plota nga studentët me mesatare nën 6.

Janarin që vjen vetëm këta studentë do të shlyejnë të gjithë tarifën e studimit. Ndërkohë që të rinjtë me mesatare nën 9, në Master nuk do të preken sërish nga reduktimi i tarifave të studimit.

Ata do të duhet të paguajnë nga 35 mijë deri në 105 mijë lekë, në varësi të degës që do të zgjedhin.